Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Do të luajmë gjithnjë në garat e tua": 9 të 'penduarit' e Super League pranojnë dënimin e UEFA-s

Lapsi.al 8 May 2021
"Do të luajmë gjithnjë në garat e tua": 9 të

Paqe mes Uefa-s dhe 9 klubeve rebele (Inter, Milan, City, United, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid) të cilët fillimisht u bashkuan me Super League dhe më pas dezertuan. Përveç faljeve dhe garancisë për të marrë pjesë gjithmonë në garat e Uefa, kompanitë në fjalë do të dhurojnë 15 milion për t'u alokuar në futbollin bazë dhe do t'i nënshtrohen mbajtjes së 5% të të ardhurave.

Falje, premtime për të mos e bërë më përsëri dhe disa sanksione financiare: ia hodhën me pak rebelët që më pas u penduan. Mbetet ende e hapur cështja në lidhje me Realin, Juve (dy promovuesit kryesorë të Superligës) dhe Barcelona, të cilat zyrtarisht nuk janë tërhequr kurrë. "UEFA rezervon të gjitha të drejtat për të ndërmarrë ndonjë veprim që e gjykon të përshtatshëm ndaj atyre klubeve që deri më tani kanë refuzuar të heqin dorë nga e ashtuquajtura 'Super League'. Çështja do t'i referohet menjëherë organeve përkatëse të disiplinës së UEFA-s."

KOMUNIKATA E UEFA-s

"Në një frymë pajtimi dhe për hir të futbollit evropian, nëntë nga 12 klubet e përfshira në të ashtuquajturin projekti Super League i kanë paraqitur UEFA-s një 'Deklaratë të Angazhimit të Klubit' e cila përcakton pozicionin e klubeve, përfshirë angazhimin e tyre në kompeticionet e UEFA-s për klube dhe garat kombëtare të klubeve", thuhet në deklaratën e UEFA.

“UEFA ka mbledhur Panelin e Emergjencave të Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili i ka kushtuar vëmendjen e duhur shpirtit dhe përmbajtjes së deklaratës së angazhimit të klubit dhe ka vendosur të miratojë veprime, masa dhe angazhime të ndryshme të bëra nga klubet. Një konfirmim zyrtar i angazhimeve dhe modaliteteve për riintegrimin e klubeve dhe pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet e UEFA-s për klube, është rënë dakord dhe nënshkruar nga UEFA dhe këto nëntë klube. Masat e miratuara të riintegrimit janë të plota dhe përfundimtare ”.

“Nëntë klubet e pranojnë se projekti i Super League ishte një gabim dhe u kërkojnë falje tifozëve, Federatave kombëtare, kampionateve kombëtare, klubeve evropiane dhe UEFA-s. Ata gjithashtu pranuan që projekti nuk do të autorizohej sipas Statuteve dhe Rregullave të UEFA-s".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI