Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Neymar del hapur: “Me Messi kam luajtur, tani dua Cristiano Ronaldon”

Lapsi.al 11 May 2021
Neymar del hapur: “Me Messi kam luajtur, tani dua Cristiano

Për javë të tëra, e pas disfatës me Milanin edhe më shumë, është folur për lamtumirën e mundshme të Cristiano Ronaldos nga Juventus. Siç dihet, kampioni portugez do të dëshironte të luante në Champions League dhe për ta bërë këtë në verë, ai madje mund të ndryshojë ambjent. Destinacioni i vetëm i mundshëm për të përballuar pagën e portugezit është vetëm PSG dhe nga Parisi, Neymar ka dalë hapur duke i bërë tifozët francezë të ëndërrojnë: "Me cilin lojtar do të doja të luaja? Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon" rrëfeu numrin 10 brazilian gjatë një interviste me GQ.

"Unë tashmë kam luajtur me lojtarë të shkëlqyer si Messi dhe Mbappé - shpjegoi Neymar - Por unë ende nuk kam luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon". Një ëndërr e fshehur ajo e Neymar, por presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi është një nga të paktët që mund t'i përballojë, kur vjen puna tek ëndrrat: "Unë dua të fitoj Kupën e Botës - tha Neymar gjatë intervistës së tij - Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra më e madhe në karrierën time. Por unë gjithashtu dua të fitoj të gjithë titujt me PSG”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI