Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Reagim misterioz kundër Super League: Uefa nis hetimin për Juve, Real e Barcelona, nuk dihen shkeljet

Lapsi.al 12 May 2021
Reagim misterioz kundër Super League: Uefa nis hetimin për Juve, Real

UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus në lidhje me bashkimin në projektin e Super League. Organizmi Europian ka caktuar "inspektorë etikë dhe disiplinorë" përgjegjës për kryerjen e këtij hetimi, në lidhje me projektin e Super League.

"Informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të komunikohen në kohën e duhur", shtoi Uefa, pa specifikuar se për çfarë "shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s" akuzohen tre klubet. Asnjë kalendar nuk është dhënë në lidhje me hetimin, por zakonisht akuzat disiplinore pasojnë emërimin e inspektorëve me të paktën tre javë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI