Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zidane lajmëron largimin nga Real Madrid?: "Ka disa momente që duhet të ikësh për të mirën e të gjithëve"

Lapsi.al 15 May 2021
Zidane lajmëron largimin nga Real Madrid?: "Ka disa momente që

"E ardhmja ime? Kjo është një pyetje shumë e mërzitshme, kanë mbetur dy ndeshje dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë, dhe unë po bëj më të mirën time. Pastaj ka raste kur duhet të qëndrosh dhe të tjera kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve". Kështu është shprehur Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Athletic Bilbao, vendimtar për sprintin me Atletico Madrid dhe Barcelonën drejt titullit në La Liga. "Kam akoma të njëjtën dëshirë si kur u ula për herë të parë në pankinën e Real Madrid. Shijoj çdo moment në këtë klub".

Fjalë që, megjithatë, lënë të kuptohet, pikërisht në ditën e përvjetorit të golit të tij më të bukur me fanellën e Real Madrid (15 maj 2002, finalja e Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen), se qëndrimit të tij në pankinën e Blancos tani po i vjen fundi. Një lamtumirë që kështu mund të hapë dyert e shtëpisë së Real Madridit për Max Allegrin, i përfolur në mënyrë të përsëritur tek Juventus, por në të vërtetë ende i pavendosur se në cilën rrugë duhet të shkojë në një të ardhme të afërt. Një skenar interesant që më pas mund të pasurohet më tej me zbarkimin në Torino, për vendin e Pirlos, të Zinedine Zidane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI