Flash

"Jo djema, marshet", Ferrari i shpëtoi penalitetit, por jo defektit: Leclerc nuk do të garojë në Monako

Lapsi.al 23 May 2021
"Jo djema, marshet", Ferrari i shpëtoi penalitetit, por jo
Fat i keq për Ferrarin e Charles Leclerc, i cili nuk do të marrë pjesë në GP të Monakos. Pasi shmangu penalitetin prej 5 pozicionesh për ndryshimin e kutisë së marsheve, piloti nga principata pati probleme gjatë xhiros së ngrohjes së motorit dhe u detyrua të kthehej në box. SF21, pas kontrolleve të nevojshme, nuk mund të vazhdonte më, duke e detyruar Leclerc të tërhiqej përfundimisht nga gara. "Jo djema, marshet". Me këto fjalë, gjatë xhiros së ngrohjes Leclerc komunikoi anomalinë stafit të tij në box. Momente të trazuara, nga kthimi për kontrollet e nevojshme në skuderi ku u vëzhgua me përpikmëri pjesa e pasme e SF21 të numrit 16, deri kur u mësua se nuk mund të vazhdonte më. Në fillim u mendua hipoteza që të fillonte nga korsia e pit lane, pastaj vendimi për të mos rrezikuar dhe për të lënë Ferrarin në boxe. Momente dramatike e dëshpërim për Leclerc i cili i la vendin e parë në start Max Verstappen, me Bottas që ngjitet në rreshtin e parë. Vendi i tretë në nisje për Ferrarin tjetër të Sainz i cili ka gjithë peshën e skuadrës mbi supe për të lënë mënjanë zhgënjimin e shokut të tij të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI