Flash

Arrestohet në Muriqan britaniku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 8 October 2021
Arrestohet në Muriqan britaniku i shpallur në kërkim

Policia Kufitare ka arrestuar në Muriqan një britanik, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas uniformave blu është arrestuar Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky i fundit kërkohej pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar:

 Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI