Flash

U vetëdeklarua si i PD-së/ Nikolla: Berisha nuk është i vetëm si deputet pa grup parlamentar

Lapsi.al 8 October 2021
U vetëdeklarua si i PD-së/ Nikolla: Berisha nuk është i

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është duke mbajtur pasditen e së premtes një tryezë bashkëbisedimi me gazetarët. Ndër të tjera në komunikimin e parë për mediat, Nikolla tha se bazuar në rregulloren e institucionit që drejton, Sali Berisha do të regjistrohet zyrtarisht si deputet pa grup parlamentar, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga grupi i saj. Nikolla sqaroi se çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë, por më pas janë Grupet Parlamentare ato që vendosin.

“Rregullorja e kuvendit thotë që çdo deputet e deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit parlamentar që bën listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha. Dhe sot ai funksionon si deputet pa grup parlamentar. Nuk është vetëm, janë 8 deputetë që janë pa grup parlamentar”, tha Nikolla në një konferencë për mediat.

Ish-kryeministri Berisha u përjashtua nga kreu i grupit parlamentar të PD me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha, pas kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim, bazuar në shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të PD dhe familjarëve të tij.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI