Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arrestohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje dy të rinj në Lezhë, nën hetim shoku i tyre 16-vjeçar

Lapsi.al 29 November 2021
Arrestohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje dy të rinj në

2 persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë  në Lezhë pas një operacioni të Policisë. Bëhet me dije se në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të  një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar një mjet të dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar  armë zjarri automatik,  municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.

"Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “ Vila ”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë dhe forca e pocaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Vihen në pranga 2 shtetas, një tjetër procedohet në gjëndje të lirë, të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura me parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej se do kryenin vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit ” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “, kryer nëbashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI