Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë, do varet nga mosha e drejtuesit dhe eksperienca

Lapsi.al 6 December 2021
Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për

Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme. Në projektrregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike dhe të faktorëve të riskut për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përcaktuar një listë të faktorëve të riskut që kompanitë e sigurimeve duket të përdorin për të llogaritur primet që drejtuesit duhet të paguajnë për të siguruar mjetet e tyre.

Kjo projektrregullore është akoma në fazë diskutimi dhe u është dërguar për mendim kompanive të sigurimit. Faktorët e propozuar nga AMF janë mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar mjeti motorik, burimi i energjisë së mjetit (elektrike apo jo elektrike), mosha e të siguruarit dhe eksperienca në drejtimin e automjetit. Faktorë të tjerë që rekomandohen të zbatohen nga shoqëritë e sigurimit janë Bonus-Malus (historiku i dëmeve), qëllimi i përdorimit të automjetit, distanca vjetore e përshkruar si dhe faktorë të tjerë të riskut që bëjnë të mundur diferencimin e primit në bazë të riskut që mbart i siguruari.

Ashtu siç parashikon ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit (që hyri në fuqi në korrik të këtij viti), sistemi Bonus-Malus mund të përdoret në mënyrë vullnetare nga kompanitë e sigurimit. Megjithatë, siguruesit janë shprehur qartazi se nuk kanë asnjë dëshirë të aplikojnë sistemin Bonus-Malus në kushtet e tregut shqiptar, ndaj nuk pritet që në të ardhmen e afërt të ketë stimulim të shoferëve të mirë dhe penalizim të atyre që kanë historik dëmesh.

Aktualisht, shoqëritë e sigurimit përdorin në mënyrë direkte më pak faktorë rreziku në llogaritjen e primeve, kryesisht moshën e mjetit dhe fuqinë motorike. Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë ndjeshëm në rrezikun e ndodhjes së dëmeve, si, për shembull, mosha apo përvoja e drejtuesit të mjetit, zona ku qarkullon mjeti, etj. sot nuk merren në konsideratë.

Projektrregullorja përcakton se tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm nuk mund të ndryshohen më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik. Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë AMF të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit dhe depoziton në Autoritet bazat teknike, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e këtyre primeve, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë.

AMF mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar në rregulloren në fjalë.

Projektrregullorja përcakton disa kërkesa shtesë edhe në drejtim të transparencës. Shoqëria e sigurimit duhet të publikojë primet e rrezikut, koeficientët e faktorëve të riskut (shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë), si dhe primet (çmimet) e sigurimit të detyrueshëm, në faqen e saj të internetit dhe t’i mbajë ato të afishuara në faqe gjatë gjithë periudhës së zbatimit. Gjithashtu, tabelat me primet e sigurimit duhet të qëndrojnë të afishuara në çdo pikë të shitjes së shoqërisë, gjatë gjithë periudhës së zbatimit të tyre./Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot. Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur n...

09:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI