Flash

19-vjeçari dhunon seksualisht 13-vjeçaren, procedohet edhe nëna e të miturës që e dhunonte

Lapsi.al 9 December 2021
19-vjeçari dhunon seksualisht 13-vjeçaren, procedohet edhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Ngjarja e rëndë dyshohet se është shënuar përpara një muaji. Së bashku me 19-vjeçarin është proceduar edhe nëna e 13-vjeçares pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe. Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të këshilluara

Deklarata në PD: Eskobar harron Berishën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha se kërkon përk...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI