Flash

Escobar vjen sot në Shqipëri, të parin takon Bashën

Lapsi.al 9 December 2021
Escobar vjen sot në Shqipëri, të parin takon Bashën

Sot mbërrin në vendin tonë zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave. Escobar mbahet si njohës i mirë i realitetit në Ballkan dhe sapo mori detyrën ai zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, sidomos kampin blu, pasi mbas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Më herët ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se vizita e Escobar në Shqipëri do të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI