Flash

Aksident te mbikalimi i Maminasit/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin, dy të plagosur

Lapsi.al 10 December 2021
Aksident te mbikalimi i Maminasit/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit. Si rrjedhojë e kësaj, dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Dy pasagjerë që janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.12.2021., rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit, automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

Nis intervistimi i 3 kandidatëve për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis intervistimin e 3 prokurorëve kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme SPAK. I pari që del para KLP është proku...

10:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI