Flash

PD e rrethuar nga policët/ Këlliçi thirrje Ramës: Largo blindat nga selia, është e demokratëve

Lapsi.al 11 December 2021
PD e rrethuar nga policët/ Këlliçi thirrje Ramës: Largo

Nga stadiumi “Air Albania” ku po zhvillohet Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD, deputeti Belind Këlliçi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të largojë mjetet e policisë nga selia e Partisë Demokratike. Këlliçi thotë se PD nuk ka nevojë të mbrohet nga policë dhe se këto janë provokime të ulëta që nuk i shërbejnë askujt.

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha ai.

Pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit përreth, situata në selinë e PD-së duket mjaft e qetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI