Flash

Ministri i Brendshëm serb: Ky njeri kishte në plan të vriste Vuçiç

Lapsi.al 21 January 2022
Ministri i Brendshëm serb: Ky njeri kishte në plan të vriste

Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin deklaroi se ka marrë informacione se një grup i kryesuar nga lideri i klanit “Kavaç”, Radoje Zvicer kishte qëllim eliminimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Vulin tha se Ministria e Brendshme është informuar zyrtarisht më 14 janar, me shënimin “Urgjente” përmes Europolit, për ekzistencën e informacionit operativ se një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga anëtarë nga vende të ndryshme, kishte për qëllim vrasjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

[caption id="" align="alignnone" width="516"]RADOJE ZVICER AS IF HE FELL INTO THE EARTH! Where did the couch leader go? He Radoje Zvicer[/caption]

“Pasi u bindëm për vlerën e informacionit të marrë, anëtarët e Ministrisë së Brendshme, së bashku me përfaqësuesit e Europol-it dhe shërbimeve partnere, nisën një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale që kishin si synim vrasjen e presidentit Vuçiç”, - tha ai.

Vulin deklaroi se në krye të kësaj organizate kriminale është shtetasi malazez Radoje Zvicer, organizatori dhe lideri i klanit Kavaç, për të cilin Serbia tashmë ka lëshuar fletërrestin. Sipas Vulin, Zvicer është përgjegjës për kontrabandën dhe shitjen e paligjshme të drogës, si dhe për vrasjet e kryera në Serbi, Mal të Zi dhe vende të tjera.

[caption id="" align="alignnone" width="571"]Aleksandar Vulin Aleksandër Vulin[/caption]

“Nëse Radoje Zvicer ka mbledhur dhe organizuar këtë grup, apo organizatë kriminale, për të vrarë Vuçiçin me mendjen e tij apo nëse ka marrë urdhër nga lideri i tij politik, do ta tregojë hetimi.

Deri atëherë, anëtarët e MPB-së dhe BIA-s do të informojnë Prokurorinë për Krimin e Organizuar për çdo informacion, por edhe në bashkëpunim me strukturat e inteligjencës ushtarake do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin tonë kushtetues, për të ruajtur jetën e përditshme, por edhe sigurinë dhe jetën e Presidentit Vuçiç”, - përfundoi Vulin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI