Flash

Berisha për dyshen Erdogan-Rama: Vëllazërinë e kemi brenda vetes, të tjerët i kemi miq

Lapsi.al 22 January 2022
Berisha për dyshen Erdogan-Rama: Vëllazërinë e kemi brenda

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli nga Mirdita edhe në lidhje me vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Vetë Berisha e bojkotoi fjalimin e Erdogan në Kuvend, për shkak të ndërhyrjeve që ka bërë ai në proceset zgjedhore në Shqipëri. Nga Mirdita, Berisha tha se Rama po sjell influencat e rrezikshme në vendin tonë, e megjithatë përfaqësuesit diplomatikë amerikanë në vend nuk po reagojnë. Në mënyrë direkte, Berisha iu përgjigj Erdogan që foli për rregullat e vëllazërisë, kur kërkoi përndjekjen e organizatës FETO në Shqipëri.

“Erdogan tha në parlament se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën islame është koncepti i vëllazërisë dhe jo i kombit. Por ne nuk e kemi pranuar këtë. Sepse gjak shqiptar kanë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës. Unë isha fëmijë dhe festonim të gjithë festat fetare. Vëllazërinë e kemi brenda vetes ne. Të tjerët i kemi miq,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI