Flash

Ngrica dhe dëborë në Shqipëri, temperatura deri në minus 10 gradë

Lapsi.al 22 January 2022
Ngrica dhe dëborë në Shqipëri, temperatura deri në

Shqipëria vijon të jetë në kushte të pazakonta nga i ftohti. Masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta që kanë përfshirë europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë dhe për ditën e sotme. Parashikohet që temperaturat të arrijnë sot deri në -10 gradë celsius.

MeteoAlb parashikon se vranësirat e dendura mbeten në zonat jugor-Juglindore dhe verilindore duke gjeneruar reshje dëbore. Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –10°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqa...

22:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI