Flash

Artan Hoxha: Vrasja e durrsakut në Ekuador dhe lidhjet me kartelet e kokainës

Lapsi.al 23 January 2022
Artan Hoxha: Vrasja e durrsakut në Ekuador dhe lidhjet me kartelet e

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale videon që tregon momentin kur ku ekzekutua me një plumb në ballë në Ekuador 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi.

Sipas gazetarit kemi të bëjmë me një betejë mes organizatave kriminale të trafikut të kokainës.

“Video ekskluzive e momentit, kur u ekzekutua me nje plumb në balle, në Guayaquil të Ekuadorit, durrsaku 34-vjeçar Ergys Dashi… Beteja mes organizatave kriminale te trafikut te kokaines, rregjistron viktimen e radhes ne Ekuador.

Durrsaku 34 vjeçar, Ergys Dashi, mbeti i vrare me nje plumb në balle, mbremjen e djeshme ne nje lokal ne Guayaquil, qytetin e dyte me te madh te vendit dhe porti me i madh Ekuadorit.

Viktima ndodhej nen shoqerine e nje personi tjeter në nje kend te lokalit, nga ku kontrollohej edhe hyrja edhe fasada, por ekzekutori nuk u la asnje mundesi reagimi, pasi hyri në lokal me nje tufe me lule në duar.

Në videon e publikuar nga Xhungel.al, tregohet qarte e gjithe skena e krimit. Dinamika e levizjeve të autorit dhe perpjekja e personit qe ndodhej në tavoline me viktimen për ta sulmuar vrasesin me karrike dhe cfare t’i kapte dora.

Vrasja ka ndodhur rreth ores 19:00 të mbremjes se 22 janarit, kur lokali ka patur edhe kliente të tjere.

Gjate largimit autori ka hapur serish zjarr, por kete radhe jo në menyre selektive, duke plagosur nje vajze vendase, e cila ishte ulur me shoqerine e saj në nje tavoline perpara tavolines ku u vra Dashi…” – shkruan Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI