Flash

PAMJE TE RENDA/ Ekzekutohet një shqiptar 34-vjeçar në Ekuador

Lapsi.al 23 January 2022
PAMJE TE RENDA/ Ekzekutohet një shqiptar 34-vjeçar në Ekuador

Mediat ekuadoriane raportojnë se një shqiptar është ekzekutuar në një atentat të tipit mafioz në provincën Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas të njëjtave burime, viktima është Ergys Dashi, 34 vjeç. Ngjarja ndodhi natën e 22 janarit, rreth orës 19:00 në një restorant.

Të njëjtat burime shkruajnë se 2 persona, njëri prej të cilëve mbante në dorë një buqetë me lule kanë hyrë në restorant duke iu shmangur stafit sikur po kërkonin kartën e vaksinimit. Ata i ajnë afruar tavolinës së shqiptarit dhe kanë hapur zjarr me pistoletë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 20 shenja plumbash. Mediat vendase raportojnë se viktima kishte pasur lidhje me trafikun e drogës. Viktima u identifikua pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës. Nga të shtënat u plagos edhe një vajzë 26 vjeçare që ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shqiptari. ©lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI