Flash

“Turp të vijë, hodhe gaz kundër nesh”, Basha pritet me protestë në Durrës

Lapsi.al 22 January 2022
“Turp të vijë, hodhe gaz kundër nesh”, Basha pritet

Mbështetës të Komisionit të Rithemelimit kanë pritur me protesta dhe pankarta Lulzim Bashën gjatë një takimi që ky i fundit është duke mbajtur në qytetin e Durrësit. Nën thirrjet: Turp hodhe gaz kundër nesh, apo Basha ik, mbështetësit e FRPD-së dhe të Komisionit kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj sjelljeve të Bashës. Në duar ata mbanin pankarta në të cilat lexohet; Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama!; Lulzim Brava peng i qeverisë!; Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja! apo dhe STOP kapjes së PD nga Rama…!

Kjo nuk është hera e parë që kryedemokrati përballet me të tilla reagime. Kujtojmë se përpara disa ditësh kryetarin e Partisë Demokratike e sulmuan me vezë përpara një takimi që ai kishte me gratë e PD-së.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-22-at-6.03.41-PM-1.mp4"][/video]

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI