Flash

Arrestohet i riu nga Tirana, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri)

Lapsi.al 22 January 2022
Arrestohet i riu nga Tirana, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri)

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 34-vjeçari Klodjan Troci, 34 vjeç, banues në Tiranë. 34 vjeçari sipas policisë rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim, për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian”, thotë policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI