Flash

Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Lezhë, autori vetëm 17 vjeç (Reagon policia)

Lapsi.al 24 January 2022
Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Lezhë, autori vetëm 17

Policia reagon për vrasjen në Lezhë:

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Ekzekutohet një person në Lezhë (Detaje)

Një person është ekzekutuar këtë të hënë në Manati të Lezhës. Nga raportimet e deritanishme, viktimë ka mbetur një 65-vjeçar me inicialet L.L. Forcat e po...

12:37

Ndahet nga jeta aktori i humorit Arben Shaka

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i humorit Arben Shaka. Lajmin e ka publikuar familja në profilin e aktorit. Ai ishte i njohur për një sër...

21:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI