Flash

Veliaj fyen konviktorët: Qytetar nuk të bën vendi ku ha, fle dhe kryen nevojat personale

Lapsi.al 24 January 2022
Veliaj fyen konviktorët: Qytetar nuk të bën vendi ku ha, fle dhe

Përplasja me kruen e FSHF-së Armand Duka duket se e ka nxjerrë nga shinat kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. I pyetur në Report Tv se përse i ka hyrë kësaj beteje, Veliaj ka bërë një tjetër gafë duke fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte.

“Unë nuk luaj më vetë futboll, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal.

Prandaj dallon konviktori nga qytetari. Nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, ti je thjesht banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist” – tha Veliaj.

Më herët FSHF publikoi një audio-regjistrim të Veliajt ku ai përdorte një fjalor fyes dhe banal në një takim me anëtarë të Shoqatave të Futbollit të Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI