Flash

PD regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit: Kryetar kemi Lulzim Bashën

Lapsi.al 25 January 2022
PD regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit: Kryetar kemi Lulzim Bashën

Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në shkresën e mëposhtme shihet se PD është kujdesur që ndryshe nga partitë e tjera të dërgojë në tavolinën e Ilirian Celibashit edhe një dokument të themelimit të PD-së në 12 dhjetor 1990.

Në pikën 2 të kësaj shkrese nënvizohet se “kryetari i Partisë Demokratike Lulaim Basha me adresë “Bulevardi Zhan Dark”, nr 11 Tiranë që është personi i vetëm i autorizuar që të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshmë vendore të datës 6 mars” – thuhet në shkresën që citon më pas edhe një vërtetim të Gjykatës së Tiranës të 24 janarit 2022 të cilin e ka marrë pranë saj për këtë qëllim.

Në krahun tjetër Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk e njeh Bashën si kryetar pasi këmbëngul se ai është shkarkuar me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit të vitit të kaluar.  

PD ka paraqitur edhe kërkesën për të regjistruar komisionerët e saj në këti zgjedhje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI