Flash

'Beteja' në ekran, sonte përplasja Rama-Berisha

Lapsi.al 27 January 2022
'Beteja' në ekran, sonte përplasja Rama-Berisha

E enjtja e debatit politik rezervon një përplasje televizive mes Ramës dhe Berishës. Natyrisht në ekrane të ndryshme. Kryeministri do të jetë i ftuar në emisionin "Open" të Eni Vasilit, ndërsa ish-kryeministri në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut. Mes aktualitetit politik një temë e rëndësishme që do të marrë vëmendje janë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Grupi i udhëhequr nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë dhe do t'i fitojnë ato zgjedhje. Rama ndërkohë është shprehur se këto zgjedhje nuk janë një betejë për jetë a vdekje, por sigurisht që PS-ja hyn në garë për t'i fituar. Ai ka kërkuar nga të vetët për një fushatë jo agresive. Përplasja më e madhe pritet të jetë në kampin e djathtë, mes grupimit të Bashës dhe Berishës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI