Flash

Rinis çështja për Tahirin në Apelin e Posaçëm

Lapsi.al 31 January 2022
Rinis çështja për Tahirin në Apelin e Posaçëm

Është duke u mbajtur në Apelin e Posaçëm seanca ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me një trupë të re gjykuese, duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg.

Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.

‘Prokuroruia nuk ka paraqitur asnjë provë të re, ne i qëndrojmë mbrojtjes që kemi bërë në shkallën e parë’, ka thënë avokati Maks Haxhia, njofton fax news.

Ndërkohë që vetë Tahiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve.

‘Nuk kam asnjë lidhje me Habilajt’, mësohet të ketë thënë gjatë mbrojtjes Tahiri, ndërkohë që seanca ka vijuar me mbrojtjen dhe të të akuzuarit tjetër Jaeld Çela.

Prokuroria e akuzon Tahirin për trafik droge, shpërdorim detyre, dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI