Flash

Meta: E vërteta e takimit me Berishën dhe koalicioni i tij me LSI

Lapsi.al 1 February 2022
Meta: E vërteta e takimit me Berishën dhe koalicioni i tij me LSI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për takimin me ish-kryeministrin Berisha përpara se të firmosej koalicioni i Komisionit të Rithemelimit të PD-së me LSI-në.

“Duhet të ndajmë dy gjëra; tjetër gjë takimi, tjetër gjë konsultimi, tjetër negociatat, se kolegu juaj Çim Peka, është një ngatërrestar i paparë dhe këtë gjë e kam vuajtur vetë.

Ne, jemi takuar me zotin Berisha. Unë e kam kërkuar prej shumë kohësh,që në muajin nëntor para zgjedhjeve. U bënë 14 muaj që nga ajo kohë, dhe ai ka pasur disa probleme, për çështje familjare të tij dhe më në fund u takuam para 2-3 ditësh.

A mund të quhet sekret, kur takohesh me Çim Pekën? Në kuptimin e mirë dhe profesional flas. Unë me zotin Berisha, takohem në çdo sekondë, çdo njeri që troket në këtë derë këtu, është i mirëpritur, çdo aktor politik.

Unë nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo nuk është karrigia ime, kjo është në shërbim të shtetit, të institucioneve dhe të gjithçka tjetër.

Ndërsa, zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë time 24 orë kur të dojë. Por, kjo nuk do të thotë që ne, ndajmë të njëjtat qëndrime, për çështje të ndryshme, ashtu si dhe nuk i kemi ndarë kur ai ka qenë në Qeveri.

Po ja është Po, dhe Jo-ja është Jo! Dhe kjo gjë na bashkon me njëri-tjetrin” – tha Meta duke e mbyllur: “E kemi parë njëri-tjetrin edhe nëpërmjet ekraneve, por takimi direkt është tjetër gjë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI