Flash

Seanca në Kushtetuese për shkarkimin/ Reagon Meta: Ka edhe Gjykatë Europiane

Lapsi.al 1 February 2022
Seanca në Kushtetuese për shkarkimin/ Reagon Meta: Ka edhe

“Gjykatës i urojmë sukses, sepse nuk kemi asnjë shqetësim!” Kështu e nisi një reagim të tij Presidenti i Republikës Ilir Meta që thotë se gjatë gjithë mandatit të tij ka qenë i shqetësuar për pavarësinë e gjykatës.

“Kam 6-7 vite që kam luftuar që Shqipëria të mos ngelej një ditë të vetme pa një anëtar të Gjykatës Kushtetuese! Është shumë më e rëndësishme se sa Presidenti, se sa Qeveria, se sa Parlamenti, sepse është një institucion që duhet të mbrojë Kushtetutën, por që mbron edhe sovranitetin, edhe integritetin e vendit!

“Ne kemi kërkuar, që Gjykata të shprehej që në korrikun e vitit 2021, kur i mbaronte mandati Parlamentit të shkarkuar, sepse pasi u shkarkua vetë më 25 prill, u mblodh dhe u kujtua që duhet të më shkarkonte edhe mua!

Gjykatës Kushtetuese i takonte, kjo është çështje e rëndësishme formalisht, pasi të gjithë e dimë se ajo ka të bëjë me nenin e “Agjitacion-Propagandës”, sepse unë kam dhënë intervistë te kolegu juaj Çim Peka, por nuk ka rëndësi, por formalisht, është një çështje e rëndësishme: Presidenti i Republikës quhet formalisht i shkarkuar nga Kuvendi” – tha Meta.

“Atëherë Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë këtë çështje, aq më tepër që kjo ishte një çështje e Kuvendit të kaluar, por edhe atij i takonte që ta merrte përsipër që ta çonte deri në fund dhe ta mbronte me prova, me fakte, me çfarë të donin ata!

Kjo gjë nuk ndodhi dhe ne kemi këmbëngulur që kjo çështje të zgjidhej sa më shpejt, sepse do të ishte mirë për të gjithë që kjo çështje të merrte drejtim, ashtu siç e mendonte Gjykata Kushtetuese, nuk ka asnjë shqetësim!

Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë Europiane, sepse ne jemi një vend europian dhe padyshim që ajo është mbi gjykatat kombëtare. Kështu që unë nuk kam asnjë shqetësim!” – tha Meta në Fax News. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI