Flash

Kryemadhi nxjerr SMS-të për Bashën kundër Gaz Bardhit

Lapsi.al 2 February 2022
Kryemadhi nxjerr SMS-të për Bashën kundër Gaz Bardhit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se ishte ai që e përçau opozitën duke çuar më pas në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend “topi është në fushën e Luli Bashës”. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim.

Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina” – tha kryemadhi në emisionin “Opinion” që më pas nxorri SMS-të që i dërgonte Bashës në fushatë kundër Gazmend Bardhit.

“Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë” – lexoi Kryemadhi SMS-në që kishte marrë nga baza dhe që ia kishte përcjellë Bashës.

“Basha më mori në telefon; “E qartë, flas unë me Gazin!” – ishte përgjigjja e Bashës sipas kryetares së LSI-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI