Flash

Artan Hoxha: Kush është shqiptari që priste 10 milionë euro kokainë në Ukrainë. Kërcënoi Berlusconin

Lapsi.al 3 February 2022
Artan Hoxha: Kush është shqiptari që priste 10 milionë euro

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Artan Hoxha deklaroi se një grup me në përbërje disa shqiptarë është goditur nga autoritetet në Ukrainë. Sipas tij, u kap kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.

Hoxha u shpreh se një shqiptar që është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-krye-financierin e Silvio Berlusconit.

Por kush është ai? Emrin Hoxha e zbuloi sot në një intervistë në ‘abc’. Gazetari investigativ tha se bëhet fjalë për Laurenc Tankon nga Mallakastra.

“Shqiptarët janë futur shumë thellë në lindje të Europës. Zona ku kapën shqiptarët ishte pranë Krimesë. Është vështirë që të penetrosh aty, pasi aktorët lokalë janë në nivel global. Përfshirja e një personazhi të njohur shqiptar. Ka qenë i njohur në Itali për lidhje me Ndragetën. Shqiptarët janë licencuar nga Ngradeta për të bërë transportin e kokainës. Dhe në rastin konkret, personi që është kapur, është nga Mallakastra me mbiemrin Tanko, kanë qenë dy vëllezër në Itali.

Në 2012 u bënë publikë pasi me katër të tjerë morën peng krye-financierin e Berlusconit. Njoftuan Berlusconin që do ta lironin po të paguante 35 milionë euro dhe pretendonin se kishin materiale komprometuese për ish-kryeministrin. Por në krye të 9 orëve pengmarrësit u tërhoqën. Mes këtij grupi ishin edhe dy vëllezërit Tanko. Laurenc Tanko e ka emrin, por duhet të jetë një emër i ndryshuar. Me këtë pasaportë, ai është 49 vjeç dhe u kap në portin e Odesës në Ukrainë.

Po prisnin një ngarkesë nga Amerika Latine me vlerë 10 mln euro. Në fillim u hap 100 kg kokainë në fillim në 9 gusht të vitit të kaluar. Gjatë operacionit, të tjerët u larguan, turku u largua në rrugë tokësore me makinë nga Ukraina, edhe tjetri, rumuni dhe një tjetër që ka vetëm emrin “Spartak”, dyshohet shqiptar por nuk është kapur. Tanko është në hetim. Mbahet në burg për trafik” deklaroi Hoxha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI