Flash

Meta shpërthen kundër Bashës: Një njeri qesharak, pa asnjë gram moral

Lapsi.al 3 February 2022
Meta shpërthen kundër Bashës: Një njeri qesharak, pa

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Një njeri që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme. Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje!

Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur me asnjë gram moral. Rilindja nuk është vetem mavi, por është edhe blu. Në themel të saj qëndron gënjeshtra.

Nuk bëhen zgjedhje në Partinë Demokratike sepse Lulzim Basha nuk mund të rrije në të njëjtin sallë me zotin Berisha, e di që është i humbur. Zoti Basha nuk mund të rrije në një sallë sepse ai vetëm gënjen. Rilindja nuk është vetëm mavi, por tashmë edhe blu, gënje, gënje, gënje” – tha Meta në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI