Flash

Qytetarët ankohen më shumë për policinë e rendit

Lapsi.al 3 February 2022
Qytetarët ankohen më shumë për policinë e rendit

Patrullat e përgjithshme kryejnë më shumë shkelje sipas qytetarëve të cilët kryejnë ankesa pranë shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat. Vetëm në muajin Janar janë depozituar 84 ankesa për të sektor, për mosveprime, për veprime arbitrare apo shpërdorim detyre.

Kjo periudhë përkon dhe me protestën e 8 Janarit ku pati dhe shoqërime të shumta nga ky sektor. Pas tyre, ankesat janë për policinë rrugore me 42 ankesa kryesisht për gjobëvënie të padrejtë dhe selektive, moskryerje veprimesh në rast aksidentesh dhe të hetimit të krimeve me 34 të tilla.

Në muajin e parë të vitit janë kryer 17 referime në prokurori për 21 punonjës të Policisë së Shtetit dhe një të Gardës së Republikës. 4 punonjës policie dhe të gardës u arrestuan me vendim gjykate, si dhe 13 persona të tjerë, ndërsa dy efektivë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë pranë SHÇBA-së janë kryer 381 telefonata lidhur me punën e policisë, gardës dhe zjarrfikësve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI