Flash

Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë, pas vrasjes së Bledar Muçës

Lapsi.al 3 February 2022
Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë, pas

Një tjetër shqiptar është gjendet i vdekur në Belgjikë, pak ditë pas vrasjes së Bledar Muçës.

Sipas mediave vendase, 39-vjeçari Klodian Turja është gjetur i pajetë me plagë pas koke, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse është vrarë apo është rrëzuar dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Ai është gjetur i pajetë në fund të shkallëve të pallatit nga fqinjët rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një blloku apartamentesh në zonën e Roeselare, ndërsa raportohet se fqinjët dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe kur shkuan për të parë gjetën trupin e pajetë të burrit në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës. Hetuesit po ekzaminojnë vendndodhjen. Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, thanë prokurorët belgë.

Kujtojmë se Bledar Muça 43 vjeç u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes./Tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI