Flash

Raporti/ SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë janarit, katër arrestohen

Lapsi.al 3 February 2022
Raporti/ SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë janarit,

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie përgjatë muajit janar. Ky fakt është bërë i ditur përmes një raporti mujor të publikuar nga ky institucion. Po ashtu më raport thuhet se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut të SHÇBA thuhet se janë arrestuar 4 efektive.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfunduan dhe 1 punonjës i Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë, ndërsa në kërkim janë dy efektivë.

TË DHËNAT E RAPORTIT

169 ankesa të trajtuara;

-42 ankesa për Policinë Rrugore

-84 ankesa për efektivë të Rendit

-34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit

-2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse

-4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore

-3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI