Flash

1001 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 jetë të humbura (Harta)

Lapsi.al 3 February 2022
1001 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 jetë të

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki: 394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.

Janë 16,427 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,001

Të shëruar në 24 orë 1,803

Të shtruar në spitale 128

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3,956

Testime totale 1,682,861

Raste pozitive 262,241

Raste të shëruara 242,445

Raste Aktive 16,427

Humbje jete 3,369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7,199

Fier 1,707

Shkodër 1,567

Vlorë 1,250

Elbasan 1,022

Gjirokastër 806

Berat 793

Lezhë 639

Korçë 603

Durrës 415

Kukës 306

Dibër 120

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI