Flash

Meta: Pse Gjykata Kushtetuese nuk mund të më shkarkojë

Lapsi.al 3 February 2022
Meta: Pse Gjykata Kushtetuese nuk mund të më shkarkojë

Presidenti i Republikës Ilir Meta sqaron pse nuk shkoi në Gjykatën Kushtetuese, ku ishte seanca për shkarkimin e tij nga detyra, me kërkesë të mazhorancës. I ftuar në “Frontline” në News 24, Meta tha se nuk shkoi në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk ishte një çështje e rëndësishme.

“Kjo nuk është një çështje aq e rëndësishme që Presidentin i Republikës të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast kam dy pyetje: Ku është marrë vendimi nga parlamenti i mëparshëm për të shkarkuar presidentin Meta para apo pas 25 prillit? Dhe përgjigja është "pas 25 prillit".

Pyetja tjetër që ngre është nga Parlamenti tjetër tek Parlamenti tani sa janë ata që kanë votuar për shkarkim? Janë 40 nga 140. Pyetja është kush e përfaqëson atë vullnetin e atëhershëm të parlamentit tani përpara Gjykatës për të shkarkuar presidentin duhen 94 vota. Tjetër është se nga 9 veta që kishte Komisioni Parlamentar tani është vetëm 1 nga parlamenti aktual” – tha Meta që u shpreh i bindur se nuk ka arsye për shkarkimin e tij.

“Shkarkimi duhet të ishte bërë brenda shtatorit. Qytetarët këtë çështje e kuptojnë shumë mirë. Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës një mbrojtje të veçantë për ta mbrojtur nga mazhoranca.

Problemi është se sot ky parlament nuk është shprehur për këtë çështje, parlamenti është 120 deputetë, nuk është vetëm kryetarja…Kjo ka të bëjë me seriozitetin e çështje dhe ndaj kemi kërkuar që kjo të gjykohej brenda afatit. 72 pyetjet do të jenë përpara popullit të Shqipërisë.

GjK po shqyrton fatin e fundit të mandatit, do ti bindemi vendimit. Populli shqiptar e ka marrë vendimin e 26 prillit se çfarë do të bëj unë në të ardhmen, dhe i ka caktuar një rol Ilir Metës për të rilindur opozitarizmin. Këtu janë tronditur themelet”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI