Flash

Historia e pazakontë/ Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vite burg

Lapsi.al 5 February 2022
Historia e pazakontë/ Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të

Një histori dashurie, që shpreh sakrificën në emër të saj, i përket një shqiptari 38 vjeçar.

Ai quhet Emiljano Fejzo, 38-vjeç, i cili ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.

Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.

Ai i kishte premtuar se do t’a zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Fejzo kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.

Por ai ka premtuar se nuk do të ndalet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI