Flash

Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën, President në vend të Metës

Lapsi.al 7 February 2022
Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën,

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë President të Republikës, Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Berisha tha se disa ndërkombëtarë e kishin pyetur pak muaj më parë se si e shihte Bashën si president.

"Erdhën më pyetën që se si e shoh unë Bashën, President. Ishin ndërkombëtarë. E tëra kjo me shkarkimin e Metës bëhet për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë. Nuk e them për besëprerjen. Besëprerja është tjetër. Ai është një njeri që nuk njeh asnjëlloj standardi.

Kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Unë nuk e përkraha. Pastaj Brava hapi fjalë se Rama do bëhej president dhe ai kryeministër. Bashkëpunëtorëve u thotë cdo ditë nga një gënjeshtër. U thotë bashkëpunëtorëve se Rama do shpallet “non grata”.

Nëse e sheh se dhe Basha ka bërë fushatën presidenciale për të dalë me këpucë të kuqe” – tha Berisha që e konsideroi të papranueshëm shkarkimin e Metës.

“Në raport me drejtësinë, ky është procesi më i shëmtuar në 30 vite. Së pari, përpjekja për të shkarkuar Presidentin nga Edi Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtetet është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme në këtë vend. Metën po e shkarkojnë për agjitacion e propagandë. Deklaratat nuk bënin tradhti kombëtare siç thotë Kushtetuta” – tha Berisha në Klan Neës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagosen dy të rinjtë

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën Korçë-Drithas. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy të rinj. Gru...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI