Flash

Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Lapsi.al 9 February 2022
Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Mesditën e sotme ka mbërritur në burgun e Fierit ish ministri Saimir Tahiri, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie, nën masa të rrepta sigurie!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit, ndërsa burimet për gazetaren Anila Hoxha thanë se vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI