Flash

Yuri Kim i shkon në zyrë Lindita Nikollës, nesër seanca në Kuvend për zgjatjen e mandatit të trupës së vettingut

Lapsi.al 9 February 2022
Yuri Kim i shkon në zyrë Lindita Nikollës, nesër seanca

Në seancën e nesërme të Kuvendit pritet të kalojë për miratim ligji që zgjat mandatin e trupës që kryen vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për t’u siguruar që çdo gjë do të shkojë siç duhet, pasditen e sotme në kryesinë e Kuvendit është parë të hyjë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Me siguri që diplomatja do të ketë takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të marrë edhe prej saj një konfirmim se gjithçka është në rregull nga ana proceduriale. Një ditë më parë BE dhe SHBA dolën me një deklaratë të përbashkët përmes misioneve të tyre diplomatike në vendin tonë se mbështesin vijimin e mandatit të trupës së vettingut.

Dakordësia PS-PD për të votuar këtë ligj nesër duket se është arritur në nivel lidershipi të dy partive kryesore në vend që nesër do të bashkojnë votat. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të LSI-së dhe atyre që janë rreshtuar me Sali Berishën. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Mesditën e sotme ka mbërritur në burgun e Fierit ish ministri Saimir Tahiri, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoq...

17:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI