Flash

Joe Biden i shkruan Vuçiç: Dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

Lapsi.al 12 February 2022
Joe Biden i shkruan Vuçiç: Dialogu me Kosovën duhet të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiçit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke.

Biden i ka thënë Vuçiçit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij./ Express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI