Flash

Blinken anulon takimin me Lavrov: Nuk ka më kuptim, lufta ka nisur

Lapsi.al 23 February 2022
Blinken anulon takimin me Lavrov: Nuk ka më kuptim, lufta ka nisur

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, takim ky i paraparë të mbahej të enjten.

Blinken tha se pas ngjarjeve të 24 orëve të fundit më nuk ka kuptim të mbahet ky takim dhe se e ka njoftuar Lavrovin për këtë.

“Tani që po shohim se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur dhe Rusia ka bërë të qartë refuzimin e diplomacisë, nuk ka kuptim të shkohet para me këtë takim”, - ka thënë Blinken në konferencë për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Blinken i sheh shqetësuese deklarimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Putin me deklaratat e tij sot ia ka bërë të qartë botës se si e sheh Ukrainën, jo si shtet të pavarur, por si krijim të Rusisë”, - tha Blinken.

Ai tha se Putin me veprimet e tij ka shkelur një mori marrëveshjesh ndërkombëtare ndërsa shtoi se Evropa është në rrezikun më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

Blinken tha se Putin me sjelljet e tij do të rikrijojë Perandorinë Ruse apo të krijojë sferën e ndikimit.

“Çështja e Ukrainës në NATO ishte thjeshtë pretekst për të maskuar faktin që ka të bëjë me vetë pikëpamjen e Putinit për Ukrainën, që nuk e sheh atë si shtet të pavarur”, - u shpreh Blinken. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI