Flash

Del SONDAZHI/ Kush i fiton zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës

Lapsi.al 24 February 2022
Del SONDAZHI/ Kush i fiton zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e

Një sondazh i publikuar në Euroneës Albania i kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë e Shkodrës nxjerr fitues të zgjedhjeve të 6 marsit kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Në bazë të sondazhit, qytetarët shkodranë do të votonin me 36.3% Spahinë e mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vend të dytë renditet Majlinda Angoni e Partisë Socialiste me 26.4%.

Ashtu si në Durrës, edhe në Shkodër Partia Demokratike e Lulzim Bashës me kandidatin Xhemal Bushati renditet i treti me 9.9%.

Një mbështetje më të madhe Spahia ka mes votuesve të PD-së të cilët do ta mbështesin atë në masën 70.1%.

Demokratët e Shkodrës renditin të dytin Xhemal Bushatin e PD-së së Bashës me vetëm 17.1% dhe vetëm 5.3% e demokratëve do të “tradhtonin” votën duke mbështetur kandidaten e PS-së Majlinda Angoni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI