Flash

Pas shtyrjes së mandatit të vettingut, Basha e Rama bashkojnë votat edhe për dy vakanca në KLGJ dhe kreun e KLP

Lapsi.al 24 February 2022
Pas shtyrjes së mandatit të vettingut, Basha e Rama bashkojnë

Kuvendi plotësoi tre vakanca në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Yllka Rupa dhe Ilir Rusi do të jenë dy anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor ndërsa Mirela Bogdani do të zërë karrigen e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për dy vakancat në KLGJ u mblodhën 84 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim, numër ky më i madh se sa ai i kartonëve që zotëron maxhoranca në sallë duke treguar rrjedhje votash. Ndërsa për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës.

Për të dyja rastet votat ishin të pamjaftueshme për t’i zgjedhur me shumicën që kërkon ligji, por duke qenë ky votim i tretë, hyn në zbatim mekanizmi i tretë që e bën automatikisht fituese listën e përcjellë për miratim.

Kjo rrjedhje votash nga opozita vjen në një moment kur vetëm pak ditë më parë demokratët kontestuan të gjithë procesin duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas PD-së, listat ishin të paracaktuara pasi për vakancat në KLGJ ishin përcjell dy emra për dy vende, ndërsa për KLGJ, një emër për dy vakanca.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI