Flash

Kosovë/ Tre të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 189 raste të reja

Lapsi.al 24 February 2022
Kosovë/ Tre të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 189

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 189 raste të reja me këtë virus.

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

24 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.

Në total numri i rasteve aktive është 2.996.

Të këshilluara

Rrebesh raketash mbi Ukrainë

Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë z...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI