Flash

Pushtimi rus/ Ukraina i kërkon zyrtarisht ndihmë Shqipërisë

Lapsi.al 24 February 2022
Pushtimi rus/ Ukraina i kërkon zyrtarisht ndihmë Shqipërisë

Ukraina i ka bërë kërkesë Shqipërisë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera në një kohë që pushtimi rus ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Përmes ambasadorit të saj në Shqipëri, Ukraina bëri thirrje për ndihmë aktive nga BE, SHBA dhe gjithë popujt e tjerë demokratik.

"Aktualisht mbeshtetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kyreministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë.

Ne nuk do dorëzojmë pavarësinë e sovranitetin do mbrojmë atdheun tonë me të gjitha mënyrat por kemi nevojë për mbështetje e ndihmë aktive. Bëjmë thirrje BE, SHBA dhe gjithë botës demokrartike të përdorin ndaj agresionit sanksione që do ndalin agresorin.

Kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare dhe kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera." - u shpreh ambasadori Ukrainas.

Të këshilluara

Rrebesh raketash mbi Ukrainë

Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë z...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI