Flash

Basha në Lushnje: 430 milionë euro vjedhja e shekullit me inceneratorët u faktua, tani është në dorën e SPAK të veprojë

Lapsi.al 25 February 2022
Basha në Lushnje: 430 milionë euro vjedhja e shekullit me

Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për aferën e inceneratorëve. Gjatë një takimi elektoral në Lushnje ai tha se “vjedhja e shekullit me 430 milionë euro u faktua”, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“430 milionë euro vjedhja e shekullit u faktua. Tani është në dorë të SPAK të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë nga bishti te koka të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kurse për 6 marsin është në dorën tuaj. Nuk bëhen dot mrekulli në një vit por do jetë viti i anti-korrupsionit nga një jurist Indrit Sefa”, tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI