Flash

Lukashenko nën urdhrat e Putinit/ Bjellorusia gati t'i shpallë luftë Ukrainës

Lapsi.al 27 February 2022
Lukashenko nën urdhrat e Putinit/ Bjellorusia gati t'i shpallë

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv.

Zagorodnyuk shkruan:

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.

Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.

Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI