Flash

Shikoni çfarë transmetojnë TV-të ruse për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 27 February 2022
Shikoni çfarë transmetojnë TV-të ruse për luftën

Nuk përmendet asnjë viktimë si rezultat i sulmeve ajrore ruse dhe çdo vdekje civile i atribuohet ushtrisë e Ukrainës ose "nacionalistëve".

I tillë ishte rasti i një raketë që goditi pak ditë më parë një pallat shumëkatësh dhe që sipas medieve ruse ishte një gabim i forcave ukrainase që kidhin goditur njerëzit e tyre.

Mediat shtetërore të Moskës “papagallëzojnë” linjën zyrtare se ushtarakët ukrainas po hedhin armët në masë duke u dorëzuar dhe në krahun tjetër përgënjeshtrojnë mediat e pavarura për kapjen rob të ushtarëve rusë.

Disa media të pavarura si “Novaya Gazeta” dhe “Mediazona” e kanë quajtur sulmin ndaj Ukrainës “një luftë” dhe “një pushtim” duke dalë kundër termit zyrtar të Kremlinit që thotë se ky është një "operacion special ushtarak". Për këtë shkak mediat e pakta të pavarura janë paralajmëruar me mbyllje nga autoriteti mbikëqyrësi i medias.

Mediat e pavarura kanë një audiencë shumë më të vogël se faqet e internetit kryesore të lajmeve dhe TV shtetëror dhe rrezikojnë të përballen me gjoba të mëdha ose bllokime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI