Flash

Rusia paralajmëron civilët: Largohuni do sulmojmë qendrat teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës

Lapsi.al 1 March 2022
Rusia paralajmëron civilët: Largohuni do sulmojmë qendrat

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se do të nisë një operacion të goditjes së shënjestrave të rëndësishme në kryeqytetin ukrainas. Në një njoftim të shpërndarë në rrjet thuhet se ky sulm do të bëhet me qëllim parandalimin e sulmeve përmes informacioneve kundër Rusisë. Zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, thuhet në deklaratë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI