Flash

VIDEO/ Mbyllet TV i fundit i pavarur në Rusi, gazetarët në lot: “No pasarán!”

Lapsi.al 4 March 2022
VIDEO/ Mbyllet TV i fundit i pavarur në Rusi, gazetarët në lot:

Një nga organet e fundit të lajmeve të pavarura ruse, TV Rain ka ndërprerë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mënyrën e trajtimit të lajmeve të luftës në Ukrainë.

Kanali, i njohur edhe si “Dozhd”, përfundoi transmetimet e tij duke treguar stafin që po largohej nga studiot.

Rregullatori rus i telekomunikacionit e akuzoi kanalin për "nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave".

Një nga drejtuesit e TV në fjalimin e fundit përmendi frazën e njohur “No pasaran” (nuk do të kalojnë). Shprehja e ka origjinën nga beteja e Verdunit në Luftën e Parë Botërore e përdorur nga një gjeneral francez. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI